Ukrainë, vritet nga 2 persona një gazetar

Një gazetar i njohur ukrainas u vra me armë zjarri në rrugë, nga persona të paidentifikuar.

Ministria e brendshme ukrainase tha me anë të një deklarate se Oles Buzina, kryeredaktor i gazetës “Today” u vra pranë shtëpisë së tij në Kiev.

Sipas njoftimeve, gazetari u vra nga dy persona të maskuar që u larguan me një makinë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet apo motivet.

45 vjeçari Buzina ishte i njohur për pikëpamjet e tij pro-ruse.

 

Share Button