Ukrainë, vriten 30 separatistë pro-rusë

30 separatistë pro-rusë raportohet të janë vrarë, gjatë luftimeve të djeshme me forcat ushtarake të Ukrainës, në qytetin lindor të Donetsk-ut.

Luftimet e 26 majit, gjatë të cilave forcat qeveritare kanë përdorur edhe aeroplanët dhe helikopterët ushtarak, kanë filluar pasi seperatistët kishin marrë nën kontroll aeroportin më të madh në Donetsk.

Ndërkaq në orët e para të ditës së sotme mesohet se luftimet janë ndërprerë.

Një ditë më parë, në fjalimin e tij të parë si presidenti i vendit, Poroshenko u zotua se do të vazhdojë operacionet anti-terror në lindje të Ukrainës duke theksuar se kjo situatë do të zgjasë tashmë vetëm pak orë dhe jo më muaj.

Nga ana tjetër, edhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Moska është gjithashtu e gatshme për bisedime, por sulmet ndaj pro-rusëve në Ukrainë duhet të marrin fun

 

Share Button