Ukrainë, vriten 3 pro-rusë

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka bërë me dije se tre aktivistë pro-rusë janë vrarë në afërsi të qytetit Mariupol, në Ukrainën Lindore, duke shtuar se 13 janë plagosur ndërsa 63 të tjerë janë arrestuar.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se të shtënat kanë shpërthyer në orët e vona të së mërkurës, në një bazë të Gardës Kombëtare në afërsi të Mariupol.
Ndërkaq Avakov ka theksuar se të shtënat kanë nisur pasi seperatistët pro-rusë, kanë tentuar që ta sulmojnë bazën e Gardës Kombëtare.

Incidenti vjen pak orë para nisjes së bisedimeve në Gjenevë mes përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë, SHBA-ve dhe BE-së.

Share Button