Ukrainë, pro-rusët sulmojnë godinat qeveritare

Protestues pro-rusë, kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në tre qytete të mëdha të Ukrainës lindore.

Në Donetsk, rreth 50 njerëz, pjesë e 2.000 protestuesve në qendër të qytetit, arritën të kalojnë bllokadën e policisë duke hyrë në ndërtesën e administratës rajonale.

Ata bënë thirrje “Donetsk është një qytet rus” duke ngritur flamuj rusë sipër ndërtesës ndërsa kërkuan që të ketë një referendum mbi pavarësinë e rajonit nga Ukraina.

E njëjta situatë ndodhi edhe në qytetet e Kharkivit dhe Luhanskut, në afërsi të kufirit rus, ku dhjetëra demonstrues sulmuan zyrat e agjencisë së sigurimit të shtetit.

Ndërkohë Presidenti Oleksandr Turchinov ka anuluar një udhëtim të parashikuar në Lituani, duke thirrur në një takim urgjent krerët e shërbimeve të sigurisë.

Share Button