Ukrainë, pro-rusët rrëzojnë avionin ushtarak, 49 viktima

Një avion ushtarak ukrainas është rrëzuar duke sjellë vdekjen e 49 personave, pasi është qëlluar nga rebelët pro-rusë me armë zjarri kundër arjore, në Luhansk.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e cila ka njoftuar se aeroplani ‘Il-76’ u rrëzua pas të shtënave nga pro-rusët.

Zëdhënësi ushtarak Vladislav Seleznov tha se i gjithë bordi prej 49 ushtarakësh gjetën vdekjen si pasojë e sulmit. .

Incidenti vjen më pak se një javë pasi rebelët pro-rusë filluan një seri sulmesh ndaj forcave ukrainase në Aeroportin Ndërkombëtar të Luhansk. Aeroporti mbetet nën kontrollin e forcave qeveritare, ndërsa rebelët kontrollojnë shumicën e pjesës tjetër të qytetit.

Luhansku dhe Donetsku janë dy qytetet lindore të cilat kanë shpallur pavarësinë e tyre nga Ukraina.

 

Share Button