Ukrainë, mbyllet aeroporti në Donjeck

Aeroporti kryesor në qytetin Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës, është mbyllur pas ndërhyrjes nga separatistët e armatosur.

Një zëdhënës i aeroportit tha se sot në mëngjes janë ndalur të gjitha operacionet, pasi një grup i personave të armatosur kërkoi që të tërhiqen ushtarët që e sigurojnë aeroportin.

Kjo ndodhi pasi lideri i vetëshpallur separatist në Donjeck, Denis Pushilin, tha se po zbaton ligjin ushtarak në këtë rajon.

Ndërkaq zv/kryeministri i parë i Ukrainës, Vitaly Yarema, tha sot në Kiev se operacioni i armatës kundër separatisëtve në pjesën lindore të Ukrainës do të vazhdoj së shpejti.

Share Button