Ukrainë, humbin jetën 2 persona nga i ftohti

Temperaturat e ulta dhe reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që dy persona të humbin jetën në qytetin ukrainas të Odesës. Lajmi tragjik vjen nga një qendër që shërbente për akomodimin e personave të pastrehë.

Trupat e viktimave janë gjetur në afërsi të kampit ndonëse ende nuk dihen qartësisht rrethanat e ngjarjes. Autoritetet kanë bërë me dije se në spital janë shoqëruar në gjëndje tepër të rëndë edhe tre persona të tjerë. Gjatë orëve të fundit, në Ukrainë janë anuluar më shumë se 30 fluturime.

Si pasojë e motit, edhe autoritetet turke janë detyruar që të anulojnë të paktën 500 fluturime. Kompania më e prekur ka qënë Turkish Airlines, e cila e vetme ka pezulluar 387 fluturime. Aeroportet nuk kanë dhënë një datë të saktë se kur mund të rifillojnë aktivitetin e tyre, por kanë deklaruar se do të mundohen që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt.

 

Share Button