Ukraina ultimatum pro-rusëve

Autoritetet ukrainase paralajmëruan aktivistët dhe protestuesit pro-rusë në lindje të vendit që t’i japin fund pushtimit të godinave shtetërore brenda 48 orëve, përndryshe do përdorin forcën.

Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov tha se në Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk është gati operacioni anti-terror, që do të përmbyllet brenda dy ditëve.

Më herët, gjatë së mërkurës disa prej protestuesve që zaptuan godinat qeveritare të shërbimeve të sigurisë në qytetin e Luhansk-ut në fundjavë, u larguan prej andej duke dhënë shenjat e para për zbutjen e tensioneve.

Në Kharkiv forcat speciale ukrainase rimorën nën kontroll godinat qeveritare, ndërkohë që në Donetsk protestuesit pro-rusë vijojnë të mbajën nën kontroll disa godina të qeverisjes qendrore dhe vendore.

 

Share Button