Ukraina rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Olexander Turchynov, ka rivendosur mobilizimin ushtarak, në mënyrë që të përballet me përkeqësimin e sigurisë në Lindje të vendit.

Lëvizja, e shpallur me dekret, erdhi pas pushtimit të zyrës rajonale të Prokurorit nga militantët pro-rusë në qytetin lindor të Donjeckut.

Turchynov ka thënë se mobilizimi i ushtrise ka qenë i nevojshëm duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës në Lindje dhe në Jug, rritjen e njësive të armatosura pro-ruse dhe uzurpimin e ndërtesave publike.

Ai pranoi se forcat ukrainase e kanë të pamundur të përballojnë trazirat në disa qytete ndersa shtoi se objektivi tashmë është të ndalohet përhapja në vende të tjera.

Kievi hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të rinjtë, në fund të vitit 2013, pas një ligji të nxjerrë nga ish-presidenti Viktor Yanukovych.

Në atë kohë, Yanukovych tha se Ukraina do të ndërmerrte reforma ushtarake për të krijuar një ushtri profesioniste.

Share Button