Uji me xhenxhefil dhe limon largon përgjithmonë ndjesinë e fryrjes

Nëse ndjesia e fryrje së barkut shkaktohet nga ushqimet e dietës suaj, atëherë ka një mënyrë për ta hequr farë njëherë e mirë atë. Një ujë me limon dhe xhenxhefil mund të zgjidhë këtë problem tuajin.

Përfitimet e xhenxhefilit
Është njohur për një kohë të gjatë si një agjent natyror dhe antiinflamator. Eliminon gazrat e dëmshëm dhe të panevojshëm që akumulohen në stomakun tonë. Konsumimi i xhenxhefilit rregullisht qetëson simptomat e inflamacionit dhe ndihmon proçeset trupore të kthehen në normalitet.

Pse duhet të konsumoni Limon?
Teksa xhenxhefili është jashtëzakonisht i dobishëm në vetvete, ai bëhet edhe më i fuqishëm me shtimin e lëngut të limonit. Limonat janë një nga burimet më të mira të vitaminës C, e cila është esenciale për një sistem të fortë imunitar. Një sistem imunitar i shëndetshëm mund të luftojë patogjenët të cilët përndryshe pengojnë sistemin tuaj të tretjes.

Recetë
Përbërësit:
½ rrënjë xhenxhefili e freskët
½ lëng limoni

Përgatitja:
Ziejeni rrënjën e xhenxhefilit dhe shtojini lëngun e limonit. Pasi të jetë ftohur konsumojeni çdo ditë në stomak bosh. Shumë shpejt do të filloni të shihni rezultatet.

Share Button