UEFA zgjedh Dublinin për shortin kualifikues të EURO 2020

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka zgjedhur Republikën e Irlandës për të pritur shortin e grupeve kualifikuese të Kampionatit Evropian të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

UEFA thekson se shorti i 55 skuadrave do të mbahet më 2 dhjetor të vitit 2018 në Dublin, i cili do të organizojë katër ndeshje të EURO 2020.

Programi kualifikues me 10 grupe në vitin 2019 do të vendosë 20 skuadra që përparojnë në turneun përfundimtar I cili do të mbahet në 13 qytete anembanë Evropës.

Katër vendet e fundit vendosen në “play-off” raundin e ndeshjeve në mars të vitit 2020 që përcaktohet nga kompeticioni i ri i Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Grupet e Ligës së Kombeve luhen nga shtatori deri në nëntor të vitit të ardhshëm dhe gjithashtu do të vendosin për shortin kualifikues të EURO 2020.

Share Button