U dogj brenda shtëpisë, familjarët akuza të rënda Zjarrfikësve

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër ku një person u dogj në banesë nga flakët, familjarët e të ndjerit kanë lëshuar akuza të forta ndaj Zjarrëfikësve.

Adile Luli, vajza e viktimës, ka denocuar shërbimin e zjarrëfikëses e cila sipas saj, ka ardhur me shumë vonese në banesën ku ajo jetonte, me prinderit e saj të moshuar .
Ajo ka rrëfyer se  i kishte thënë  zjarrëfikësit që babai i saj ndodhet në banesë, por punonjësit i kishin thënë se nuk kishin gjetur asnjë person brenda.

“I thashë zjarrfikësve se ‘babai im është në shtëpi’. Por ata më thanë kemi kontrolluar dhe se nuk kishin gjetur njeri. Jemi të tronditur dhe në vështirësi. Nëse zjarrfikësja do të vinte shpejt babai do ishte gjallë”, pohoi vajza.
Nga ana tjetër forcat e zjarrëfikses kanë reaguar duke hedhur poshtë akuzat e ngritura nga familjarët e viktimës. Ata janë shprehur se pas njoftimit, kemi mbërritur në vend ngjarje pas 8 minutash. Opinion

Share Button