Tymoshenko: Të bashkohemi kundër Rusisë

Ish-kryeministrja e Ukrainës, njëherazi kandidatja për presidente të Ukrainës Yulia Tymoshenko, u ka bërë thirrje ukrainasve që të bashkohen për të mbrojtur vendin, nga ajo që Tymoshenko e ka quajtur “luftë të nisur nga Rusia”.

Këtë thirrje Tymoshenko e ka bërë gjatë një bisede për shërbimin ukrainas në Kiev.

Tymoshenko iu bëri thirrje autoriteteve që të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në qytetet lindore të Ukrainës, pjesë në të cilën protestuesit pro-rusë kanë uzurpuar ndërtesat qeveritare të dhjetë qyteteve.

Ndërkaq kriza sipas saj, nuk duhet të ndryshoj datën e zgjedhjeve presidenciale të caktuara për në datën 25 maj.

 

Share Button