Tusk: BE, 2 muaj kohë për të shpëtuar Shengenin

Shengeni mund të dështojë pas dy muajsh. Parlajmërimi vjen nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i cili tha në Parlamentin Europian se shtetet anëtare kanë në dispozicion jo më shumë se 2 muaj për të menaxhuar krizën e refugjatëve.

Dështimi sipas tij, mund të rezultojë në kolapsin e traktatit për lëvizjen e lirë, të Shengenit.

Tusk tha gjithashtu se BE mund të dështojë si projekt politik nëse blloku me 28 anëtarë nuk do të kontrollojë si duhet kufijtë e tij të jashtëm.

Share Button