Turqia do të shënojë Mevludin, ditëlindjen e Profetit Muhamed

Me programe të ndryshme, të mërkurën në mbrëmje Turqia do të festojë ditëlindjen e Profetit Muhamed, që njihet si Mevlud, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbrëmjen e së mërkurës, besimtarët muslimanë në Turqi do të vërshojnë xhamitë në këtë ditë që njihet për atmosferën e saj shpirtërore, duke riafirmuar idealet e Islamit dhe duke recituar poezi dhe ilahi dedikuar Profetit Muhamed.

Po ashtu, në këtë natë të bekuar, besimtarët do të luten dhe lexojnë vargje nga libri i shenjtë Kurani.

Programe fetare janë paraparë të mbahen nëpër xhamitë në të gjitha provincat në Turqi.

Muslimanët në botë po ashtu do të shënojnë ditën e 12-të të muajit Rabi-ul-Evel sipas kalendarit hënor, përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed, pasi që ditë ndryshon nga vendi në vend për shkak të kalendarit hënor.

Dita është festë shtetërore në vende me shumicë muslimane, përfshirë Pakistanin, Indonezinë, Malajzinë, Bangladeshin dhe disa pjesë të Indisë.

Share Button