Turqia, pushime falas për familjet e viktimave të shtetasve gjermanë

Kryetari i komunës Kemer në Turqi, Mustafa Gul, njoftoi se për familjet e turistëve gjermanë të cilët humbën jetën në sulmin e fundit terrorist në Stamboll do t’u mundësohet të kalojnë pushimet në pjesën turke të Mesdheut falas një javë në vit për gjatë gjithë jetës, raporton AA.

Në një bashkëbisedim me gazetarin e AA-së, Gul tha se një numër i madh i turistëve gjermanë kanë si destinacion pushimi Kemerin dhe prandaj autoritetet e këtij qyteti dëshirojnë që me një vepër të mirë të solidarizohen me familjet e viktimave gjatë sulmit të 12 janarit në lagjen Sultanahmet.

“Kemi kontaktuar me konsullatën gjermane dhe morëm përkrahje për idenë tonë. Si komunë, do të sigurojmë mjete për familjet e viktimave në mënyrë që të kalojnë një javë gjatë vitit në vendin tonë, dhe kjo përjetësisht”, tha Gul.

Ai paralajmëroi një projekt të ngjashëm edhe për familjet e viktimave gjatë sulmit terrorist në Ankara më 10 tetor të vitit të kaluar.

Share Button