Turqia mbyll netcaffee-të gjatë periudhës shkollore

Ministria e brendshme turke publikoi një sërë masash të reja në shkolla, me afrimin e fillimit të vitit të ri arsimor në Turqi, proces i cili pritet të fillojë me 18 shtator. Sipas rregullave të reja, nxënësve u ndalohet të mbajnë lojëra apo aparate elektronike gjatë sezonit shkollor.

Rregullat e reja përfshijnë edhe masa edukative të rrepta ndaj përdoruesve të fjalorit të papërshtatshëm, përdoruesve të ekstazive si dhe do vendosen rreth 1000 sisteme të reja vëzhgimi në shkolla nga ana e policisë.

Hapësirat përreth shkollave do të vëzhgohen për lëvizje të dyshimta dhe çdo shkollë do të ketë punonjës policie të vetët. Rregullat parashikojnë gjoba të rrepta për cybernets apo kafenetë e internetit që do lejojnë hyrjen e fëmijëve në to, gjatë procesit mësimor.

Share Button