Turqia hap biblioteka në qytetet e varfra të Meksikës

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka hapur tetë biblioteka në Meksikë në një nga dy shtetet e varfra të goditura së fundmi nga një tërmet i fuqishëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga TIKA të mërkurën thuhet se agjencia ka hapur biblioteka në shkollat ​​e shtetit Chiapas, edhe atë në qytetet San Fernando, Comitan de Dominguez, La Independencia, Chamula, Teopisca dhe Cintalapa.

Mbi 500 nxënës do të përfitojnë nga këto biblioteka të reja, të cilat do t’i nxisin studentët të përmirësojnë aftësitë e tyre të leximit, thuhet më tej në deklaratë.

Në ceremoninë e hapjes, Enrique Torres Rivera, drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar të Zhvillimit të Arsimit në Meksikë, e ka vlerësuar mbështetjen e Turqisë për arsimin në vendin e tij.

Rivera tha se projekti i TIKA-s do t’u ndihmojë shkollave ​​të ofrojnë arsim më të mirë për nxënësit e tyre.

Duke nënvizuar rëndësinë e projektit, koordinatori i programeve të TIKA-s në Meksikë, Muhamed Ünal tha se qëllimi i tyre është që veçanërisht nxënësve të shkollave fillore me arsim të ulët të dobët t’u ofrojnë qasje më të lehtë në informacion.

Javën e kaluar, të paktën 96 persona humbën jetën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Meksikën jugore, në shtetet Chiapas dhe Oaxaca. Vetëm në Chiapas u regjistruan 16 viktima.

Share Button