Turqia fiton 318 milion dollarë nga tarifat e urave dhe rrugëve

Turqia ka grumbulluar mbi 11.1 miliardë lira turke (318.2 milionë dollarë) nga tarifat e mbledhura në dy urat e saj mbi ngushticën e Stambollit dhe të rrugëve në 11 muajt e vitit 2016, bëri të ditur të martën Drejtoria e Autostradave, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga urat “Dëshmorët e 15 korrikut” dhe “Fatih Sulltan Mehmet”, dy prej të cilave janë mbi Bosfor që lidhin Evropën me Azinë, janë grumbulluar rreth 268.3 milionë lira turke (76,65 milionë dollarë), ndërsa nga autostradat 845.35 milionë lira turke (241,5 milionë dollarë), sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Turke e Autostradave.

Shifrat tregojnë se rreth 386,3 milionë automjete kanë paguar tarifa brenda kësaj periudhe. Shoferët në Turqi kanë paguar 4.75 lira turke (1.36 dollarë) për tarifat e urës, me tarifa më të larta për automjetet më të rënda.

Këtë nëntor, mbi 33.5 milionë automjete që kanë paguar tarifat e urës dhe rrugëve të Turqisë, kanë paguar një total prej rreth 100 milionë lira turke (28.5 milionë dollarë).

Vitin e kaluar, nga 412.4 milionë automjete që kanë shfrytëzuar urat dhe rrugët në Turqi, kanë paguar 880.2 milionë lira turke (290,4 milionë dollarë). Çmimi i taksës rrugore në atë kohë ishte 4.25 lira turke (1.21 dollarë).

Share Button