Turqia e heq nga librat Teorinë e Darvinit

Teoria e evolucionit është një teori “e kalbur dhe arkaike”, sipas zv/kryeministrit të Turqisë, Numan Kurtulmus, derisa debati për rëndësinë e pakësuar të evolucionit në draft-planin e ri arsimor kombëtar të Turqisë vazhdon.

Ministria e Edukimit e Turqisë e publikoi më 31 janar draft-planin arsimor kombëtar, pas të cilit u pa se kapitulli për evolucionin ishte hequr nga libri i biologjisë për edukimin e ciklit të arsimit të mesëm, transmeton Express.

“Shkencërisht, teoria e evolucionit veçse është një teori arkaike dhe jo e vërtetuar. Nuk ekziston një rregullt që kjo teori duhet të mësohet,” ka thënë Kurtulmus për CNN Turk./Gazeta Express/

Share Button