Turqia: Al-nusra organizatë terroriste

Turqia e klasifikoi frontin al-Nusra, një grup radikal të lidhur me al-Qaeda-n që po lufton në Siri, si organizatë terroriste. Një hap i tillë konsiderohet kthesë e rëndësishme në politikën e Ankarasë, ndaj konfliktit sirian. Ky vendim i qeverisë turke është në përputhje me politikën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera Perëndimore. Uashingtoni e ka renditur al-Nusra-n në listën e grupeve terroriste, që prej Dhjetorit 2010. Vëzhguesit thonë se Ankaraja kishte dhënë një mbështetje të heshtur për organizatën në fjalë, duke kuruar të plagosurit e saj, duke i siguruar mbështetje logjistike, e duke i lejuar forcat e grupit të përdornin territorin turk për të rimarrë veten.

Share Button