Turqi, tragjedi në minierë, 201 të vdekur

201 minatorë kanë humbur jetën, 75 të plagosur dhe rreth 200 të tjerë dyshohet se janë ende të bllokuar nëntokë pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën e Manisas, ne Turqi.

Shpërthimi ndodhi pas një defekti në një transformator elektrik pas mesditës së të martës

Sipas mediave turke, në minierë ndodheshin të paktën 580 persona në momentin e shpërthimit.

Përfaqësuesit e sindikatës thanë se shpërthimi në minierën që ndodhet në qytetin Soma, në provincën e Manisas. u dëgjua gjatë ndryshimit të turneve dhe pikërisht kjo ishte arsyeja që pati pasiguri për numrin e minatorëve të mbetur brenda minierës.

Presidenti turk Abdullah Gyl urdhëroi guvernatorin rajonal për të venë në dispozicion të gjitha burimet, për shpëtimin e minatorëve.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan i shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe nënvizoi se ekipet e shpëtimit do të bëjnë gjithçka të mundur për të shpëtuar minatorët e bllokuar, që mendohet se ndodhen 4 km larg hyrjes se minierës.

Ndërkaq ekipet e emergjencës vazhdojnë punën për shpëtimin e personave të bllokuar brenda minierës.

 

Share Button