Turqi, numri i turistëve rusë deri në fund të vitit do të arrijë në 5 milion

Një shoqatë turistike turke njoftoi se numri i turistëve rusë që udhëtojnë në vendpushimin mesdhetar të qytetit turk Antalya deri në fund të këtij viti do të arrijë afër katër milion, raporton Anadolu Agency (AA).

Erkan Yağcı, kryetar i bordit ekzekutiv të shoqatës turistike, tha se numri i përgjithshëm i vizitorëve rusë në mbarë Turqinë deri në fund të vitit do të arrijë rreth pesë milion.

Yağcı theksoi se shifrat tregojnë për një sezon më të fortë turistik në krahasim me atë të vitit 2016. Ai shtoi se rritja e turizmit në Antalya ishte 60 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016.

Vitet më të mira të këtij rajoni në turizëm, sezoni i vitit 2014 dhe atij 2015 kur rreth 12 milion turistë e vizituan, pothuajse mund të arrihen dhe mund të tejkalohen deri në fund të vitit.

Yağcı tha se shqetësimet vazhduan në tregun evropian, por rëniet e mëdha në fillim të vitit u normalizuan deri në fund të sezonit.

“Ne kemi përjetuar një rënie në tregun gjerman për dy vitet e fundit. Presim që të ngrihemi nga viti 2018 në këtë treg”, u shpreh Yağcı, duke shtuar se Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm në turizmin turk në 20-25 vitet e fundit.

Share Button