Turqi: Numri i turistëve në rritje

Për gjashtë muajt e parë të këtij viti në Turqi, në raport me vitin e kaluar, për 14.5 për qind është rritur numri i turistëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, vetëm në qershor të këtij viti, në raport me muajin qershor të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur me 43.1 për qind.

Të dhënat tregojnë se në qershor Turqinë e kanë vizituar rreth 3 milionë turistë të huaj. Nga janari deri në qershor rreth 12.2 milionë turistë të huaj vizituan këtë vend.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti më shumë turistë, rreth 1.6 milionë, kanë ardhur nga Rusia. Në vendin e dytë është Gjermania me mbi 1.2 milionë, ndërsa më pas vijon Gjeorgjia me mbi 1.1 milionë turistë.

Në qershor, në raport me vitin e kaluar, për 21.9 për qind është rritur numri i turistëve nga Rusia. Në vendin e dytë sërish janë turistët e Gjermanisë pastaj të Iranit.

Qytetet më të vizituara janë Stambolli, Antalia dhe Edirne. Stambollin e kanë vizituar më shumë se 4.3 milionë turistë, Antalian 3.2 milionë, ndërsa Edirnenë mbi 1.1 milionë.

Share Button