Turqi, një 12-vjeçare për pesë muaj bëhet hafize e Kuranit

Vajza me emrin Gamze Huylu nga Bozkir në Konya të Turqisë në moshën 12-vjeçare është bërë hafize e Kuranit, librit të shenjtë të muslimanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo 12-vjeçare mësoi Kuranin për vetëm pesë muaj. Orët për mësimin e Kuranit u organizuan në pajtim me projektin e përbashkët të Drejtorisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet) dhe Ministrisë së Arsimit në shkollën fillore Imam Hatip në Bozkir.

Për nxënësit të cilët me sukses përfunduan këto orë u organizua edhe ceremonia e marrjes së certifikatës. Vajza Gamze porositi se kjo ditë është shumë e lumtur për të dhe familjen e saj.

Ajo rikujtoi se qëllimin e saj, që të bëhet hafize, e arriti për një periudhë shumë të shkurtër, pesë muaj, duke falënderuar të gjithë, fillimisht familjen dhe mësuesit, të cilët e ndihmuan në realizimin e kësaj.

Share Button