Turqi, nis procesi gjyqësor kundër terroristëve të FETO-s për zhvillimet në bazën Akinxhi

Në gjykatën e Ankarasë, sot do të nis procesi gjyqësor në të cilin janë të përfshirë 486 të pandehur për zhvillimet në bazën ajore Akinxhi, të natës së 15 korrikut të vitit të kaluar, atëherë kur organizata terroriste FETO tentoi të kryejë grusht shteti në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të akuzuarve është edhe kreu i organizatës terroriste, Fetullah Gylen, i cili aktualish banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si dhe ish komandanti i forcave ajrore Akin Ozturk, si dhe persona tjerë të ranguar lartë në kierarkinë e FETO-s, siç janë Adil Oksuz, Kemal Batmaz, Harun Binis, Nurretin Oruc dhe Hakana Cicek, si dhe pilotët të cilët më 15 korrik sulmuan me avionë më shumë lokacione në Turqi.

Faza e parë e gjykimit do të zgjasë deri më 29 gusht, ndërsa procesi do të mbahet në hapësirat e burgut Sincan në Ankara.

I pandehuri i parë për zhvillimet në Akinxhi në afërsi të Ankarasë, që njëherësh ka shërbyer si qendër koordinuese të terroistëve natën e 15 korrikut, është Fetullah Gylen, i pandehuri i dytë është Akin Ozturk, pas çka vijon Kemal Batmaz.

Jashtë sallës ku do të mbahet procesi gjyqësor, janë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme të sigurisë, ndërkohë që para godinës së burgut, janë tubuar një numër i madh qytetarësh dhe familjarë të personave që humbën jetën ose mbetën të plagosur në tentativën e përgjakshme të puçit.

Të pandehurve do t’u gjykohet për tentativë për prishje të rendit kushtetues të Turqisë, dhe pengim të punës të Asamblesë së Madhe Popullore të Republikës së Turqisë, tentim për atentat ndaj presidentit të shtetit Recep Tayyip Erdoğan, tentim për përmbysje të pushtetit legjitim, drejtim të organizatës së armatosur terroriste, rrëmbim të oficerëve të lartë, vrasje dhe plagosje të shumëfishta, rrezikim i qëllimshëm i sigurisë kombëtare dhe bombardim të më shumë objekteve në shtet, parasëgjithash Parlamentit, kompleksit të Policisë Speciale, operuesit satelitor TURKSAT dhe përdorimin e avionëve dhe helikopterëve ushtarakë.

Nga numri i përgjithshëm i të akuzuarve, 461 gjenden në burg, 18 do të mbrohen në liri, ndërsa shtatë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe kreu i terroristëve të FETO-s, Fetullah Gylen janë në arati.

Përveç për grusht shtetin e dështuar në Turqi vitin e kaluar, Ankaraja akuzon FETO-n edhe për zbatimin e një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në tentativën e përgjakshme për grusht shteti, terroristët e FETO-s vranë 250, ndërsa plagosën mbi 2.000 të tjerë.

Për rrezikun nga organizata terroriste FETO, Turqia ka paralajmëruar shumë vende të botës, për shkak se bëhet fjalë për një rrjet terrorist që vepron në nivel global dhe si i tillë nuk është një kërcënim vetëm për Turqinë, por për çdo vend tjetër në të cilën vepron.

Share Button