Turqi, muzeu i mozaikëve më i madh në botë atraksion për vizitorët

Muzeu i Mozaikëve, Zeugma, në Gaziantep të Turqisë, i cili njihet dhe si ”muzeu më i madh i mozaikëve në botë”, pritet që këtë vit të jetë një nga pikat më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj.

Muzeu i mozaikëve, Zeugma, është hapur 6 vite më parë. Ai shtrihet në një hapësirë prej 30 mijë metrash katrorë, ndërsa është nga vendet më të pëlqyera të turistëve vendas dhe të huaj.

Muzeu ka fituar çmimin e madh të Kulturës dhe Artit, çmim ky i akorduar nga Presidenca e Turqisë. Ndër të tjera në të ekspozohen mozaikë si, Vajza Cigane, Busti i Marsit, çezma nga koha romake dhe mozaikë të marrë nga vila të ndryshme të ndërtuara buzë lumit Eufrat.

Anadolu Agency

Share Button