Turqi-BE, marrëveshje për të ulur fluksin e refugjatëve

Udhëheqësit turq dhe ata europianë kanë arritur një marrëveshje në tentim për të kontrolluar fluksin e emigrantëve në kontinetin e vjetër.

Turqia do të ketë përfitime ekonomike dhe politike me kushtin që ajo të forcojë sigurinë në pikat kufirtare si dhe të lejoje refugjatët që të qëndrojnë në këtë vend.

Në aspektin ekonomik, Turqia do të përfitojë 3 miliardë euro, ndërsa në atë politike, bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të “ringjallen”.

Po ashtu, shtetasit turq nga tetori i vitit të ardhshëm do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, që i lejon të lëvizin në shumë shtete europiane.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu tha se është “ditë historike” sa i përket marrëdhënieve mes shtetit të tij dhe Bashkimi Europian.

 

Share Button