Turqi, 25 të arrestuar për tragjedinë në minierë

25 persona janë arrestuar në Turqi në lidhje me aksidentin e minierës së qymyrgurit në Soma, ku humben jetën mbi 300 minatorë.

Në mesin e të ndaluarve janë edhe drejtuesit ekzekutivë të kompanisë që kanë minierën në zotërim.

Një prej familjarëve të viktimave ka akuzuar drejtuesit e kompanisë si përgjegjësit kryesorë të fatkeqësisë, duke kërkuar dënim maksimal për ta.

Por përfaqësuesit e kompanisë nuk kanë pranuar se incidenti ndodhi për shkak të neglizhencës.

Ndërkaq kërkimet në minierë përfunduan të shtunën me nxjerrjen e trupave të pajetë të dy minatorëve të fundit.

 

Share Button