“Turkish Airlines” me çmime promovuese për vendet ballkanike

Aviokompania turke “Turkish Airlines” ka bërë të ditur se pasagjerët nga Stambolli do të mund të udhëtojnë për në vendet ballkanike me biletë kthyese duke filluar nga 99 dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu nga kjo aviokompani njoftojnë se biletat të cilat do të blihen nga Shkupi për në Stamboll në periudhën prej 10-31 tetor, me të cilat do të mund të udhëtohet nga 1 nëntori i këtij viti deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm, mund të furnizohen me çmimin promovues prej 109 euro.

“Turkish Airlines” promovon fluturime nga Shkupi deri në Stamboll për vetëm 109 euro. Në çmim janë të përfshira të gjitha taksat”, informojnë nga aviokompania.

Nga departamenti për marrëdhënie me opinionin të “Turkish Airlines” njoftuan se pasagjerët do të mund të udhëtojnë nga Stambolli për në qytete të ndryshme të Ballkanit me çmimin fillestar të biletës kthyese prej 99 dollarë.

Me këtë promovim “All Inclusive” biletat kthyese të avionit nga Stambolli për në qytetet Kluzh, Konstanca dhe Varna do të fillojnë nga 99 dollarë, për në Prishtinë dhe Tiranë nga 109 dollarë, për Bukuresht, Lubjanë, Sarajevë, Shkup, Zagreb, Dubrovnik dhe Beograd 119 dollarë, si dhe për në Podgoricë, Kishinev dhe Sofje nga 129 dollarë.

Promovimi vlen edhe për qytetet e Kaukazit. Çmimi i biletave kthyese për në Nahçivan, Genxhe dhe Tbilisi (nga aeroporti Ataturk) do të fillojnë nga 119 dollarë, për Batum dhe Tbilisi (nga aeroporti Sabiha Gokçen) 129 dollarë, për Baku nga 169 dollarë.

Pasagjerët të cilat dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë fushatë të kufizuar, do të mund t’i blejnë biletat e tyre në periudhën prej 10 deri më 31 tetor të këtij viti, ndërsa do të mund të udhëtojnë mes periudhës prej 1 nëntorit të vitit 2017 deri më 31 mars të vitit 2018.

Çmimet që fillojnë nga 99 dollarë mund të blihen përmes faqes zyrtare të internetit të “Turkish Airlines”, ndërsa çmimi i biletave të njëjta mund të variojë në vendet tjera shitëse.

Share Button