Turchynov: Rusia është “në luftë” me Ukrainën

Presidenti në detyrë i Ukrainës, Oleksandr Turchynov ka thënë se Rusia “është në luftë” me Ukrainën dhe se mbështetja lokale dhe institucionale ndaj Moskës, është një “problem kolosal” në Ukrainën Lindore.Në një intervistë të dhënë për televizionin ukrainas “Channel 5″, Turchynov akuzoi Moskën se po përpiqet të destabilizojë plotësisht situatën në jug dhe lindje të Ukrainës. Odesa sipas tij, është një nga objektivat kryesore të federatës ruse. Por Presidenti ukrainas shtoi se ushtarët besnik të Ukrainës i kishin ndaluar përpjekjet e provokatorëve lokalë dhe të seperatisatistëve,të cilët po mundoheshin të organizoheshin që Odesa të vije para dorëzimit të plotë. Turchynov tha gjithashtu se grupet e organizuara pro-ruse në UKrainën Lindore, që janë dhe shkaktarë të dhunës në Odesa përgjatë fundjavës, përfshinë edhe persona me pasaporta ruse por edhe persona që kishin ardhur nga rajoni i shkëputur moldav, Transdniester. Në reagimin e tij të parë për situatën në lindje të Ukrainës, presidenti i vendit deri më 25 maj kur edhe do të mbahen zgjedhjet presideciale, tha se shumë policë në këtë rajon të vendit janë pro separatistëve, ndaj dhe situata në Donjetsk dhe Luhansk është dramatikisht shumë ndryshe nga ajo në rajone të tjera të Ukrainës. Kjo deklaratë e presidentit vjen pas përplasjeve të së premtes mes separatistëve pro-rusë dhe nacionalistëve ukrainas, ku mbetën të vrarë mbi 40 persona. Ndërkaq situata në lindje të Ukrainës vijon të mbetet e tensionuar.
Në qytetin Slloviansk, ku forcat ukrainase kanë përgatitur një operacion kundër pro-rusëve, që vijojnë të mbajnë nën kontroll ndërtesat qeveritare.

Share Button