Trupat ruse nuk tërhiqen nga kufiri

SHBA dhe NATO thonë se deri tani nuk ka asnjë shenjë që tregon se 40 mijë trupat ruse janë tërhequr nga kufiri me Ukrainën, pavarësisht deklaratës së presidentit Vladimir Putin. Shefi i Kremlinit u bëri thirrje separatistëve prorusë në Ukrainën Lindore të shtyjnë referendumin “e shkëputjes”, të planifikuar të dielën si edhe nënvizoi se “ushtarët ruse janë tërhequr nga kufiri me Ukrainën”. Zëdhenesi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha se tërheqja ruse do të ishte një hap poizitiv. “Ne do të mirëpritnim një akt-kuptimplotë dhe transparent të tërheqjes se forcave ruse nga kufiri. Këtë e kemi kërkuar prej kohësh”. Por sipas tij- nuk ka prova për atë që pretendon Moska. Zëdhënësi i Pentagonit, Koloneli Steve Warren shprehet: “Ajo që mund të them është se nuk kemi parë ndryshime në pozicionet e trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën”. Koloneli Warren thotë se nëse trupat ruse do të ishin bërë gati të lëviznin, Shtetet e Bashkuara do ta kishin vënë re menjehere, një gjë të tillë”. Po kështu edhe ligjvënësit amerikanë janë shprehur skeptikë.

Share Button