Trupa amerikane do të vendosen në shtetet Baltike

Rreth 200 trupa amerikane të forcave speciale dhe personeli ndihmës do të marrin pjesë në një mision trajnimi  në Europë, duke përfshirë edhe 3 shtetet Baltike, gjatë muajve të ardhshëm, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA-ve për sigurimin e aleatëve në këtë rajon.
Pentagoni ka bërë të ditur se rreth 40 trupa speciale janë duke kryer një mision trajnimi 2-javorë në Estoni me forcat vendase. Një tjetër stërvitje me rreth 140 trupa amerikane do të kryhet në Letoni dhe në Lituani gjatë këtij muaji, ku do të marrin pjesë edhe 7 vende të tjera.
Një stërvitje e tretë e quajtur “Namejs” do të zhvillohet në Letoni. Pentagoni gjithashtu ka bërë të ditur se grupe të vogla të komandove të SHBA-ve do të kryejnë stërvitje në 3 vendet Baltike si edhe në 2 vende të tjera të Europës Lindore gjatë 2 muajve të ardhshëm.

Share Button