Trump reagon për sulmin e armatosur në Las Vegas

Qeveria amerikane ka bërë deklaratën e parë të saj në lidhje me sulmin e ndërmarrë në festivalin muzikor në Las Vegas të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të publikuar në Twiter është shprehur: “Përcjell ngushëllimet e mia më të thella për ata që kanë humbur jetën në sulmin në Las Vegas dhe për familjet e tyre. Zoti ju bekoftë.”

Policia e Las Vegasit kishte njoftuar se nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay është hapur zjarr mbi pjesëmarrësit në një koncert ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 50 persona dhe janë plagosur mbi 200 të tjerë.

Share Button