Trump nuk do të marrë pjesë në debat, nuk i pëlqen moderatorja

Pretendenti për kandidat për president nga ana e partisë republikane Donald Trump nuk do të marrë pjesë në një debat televiziv duke thënë se moderatorja e këtij debati, është e njëanshme.

“Sigurisht se nuk do të marr pjesë në debat”, ka thënë 69 vjeçari Trump i cili për moderatoren e Fox News Megan Kelly ka thënë se është e njëanshme.

Kelly ishte moderatore e fushatës në gusht të vitit të kaluar në të cilën ka marrë pjesë edhe Trump dhe atëherë ia ka bërë disa pyetje të pakëndshme.

Trump ka vendosur që në vend të debatit të organizojë një ngjarje ku do të mbledhë para për veteran të luftës, transmetojnë agjencitë amerikane.

Debati me republikanët duhej të mbahej nesër.

Share Button