Trump, humb 800 mln $ brenda një viti

Kohë më parë, Donald Trump tha se një pjesë e bukur e personalitetit të tij është se ka shumë pasuri, por sipas revistës “Forbes”, kjo pasuri është shumë më e vogël se një vit më parë.

Revista, e specializuar në përllogaritjen e pasurive të miliarderëve në botë, shkruan se pasuria personale e kandidatit për shtëpinë e bardhë është reduktuar me 800 milion dollarë që prej vitit 2015.

Sipas “Forbes”, aktualisht, Trump ka një pasuri prej 3,7 miliardë dollarësh. Në artikull shkruhet se kjo humbje është shkaktuar kryesisht nga ulja e vlerës së tregut të pronave në Nju Jork.

Sipas “Forbes”, humbja prej 800 milion dollarësh nuk e bën Trumpin të varfër, por është një shifër e konsiderueshme humbjesh brenda një viti për dikë që pretendon se në biznes nuk ka rivalë.

Share Button