Trump do të vizitojë Arabinë Saudite, Izraelin dhe Vatikanin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se vizitat e parë jashtë vendit do t’i realizojë në fund të majit duke vizituar Vatikanin, Izraelin dhe Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky do të jetë turneu i tij i parë pas marrjes së postit të presidentit në janar të këtij viti.
Trump gjatë turneut do të marrë pjesë edhe në samitin e NATO-s në Bruksel dhe samitin e  G7-ës, që do të mbahet në Sicili.

Takimi me Papa Françeskun në Vatikan është planifikuar për 24 maj, ndërsa datat e vizitave në Izrael dhe Arabinë Saudite ende nuk janë të njohura.
Këshilltari i lartë në Shtëpinë e Bardhë, Jared Kushner, u tha gazetarëve se qëllimi i vizitave në këto vende është që të mbledhë të gjithw pwrfaqwsuesit e feve për të luftuar intolerancën dhe radikalizmin.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë theksohet se vizita në Izrael dhe në Arabinë Saudite do të ndihmojë në forcimin e partneritetit të SHBA-ve me aleatët dhe do të parandalojë kërcënimet iraniane.
Trump do të vizitojë edhe Palestinën, ku do të kërkojë vazhdimin e procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës.

Share Button