Trump citon fjalët e shqiptares në Twitter

Lisa Milicaj është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova dhe ka shërbyer si këshilltare bashkiake në Pleasant Valley të New Yorkut.

Lisa Milicaj ka biznesin e saj të suksesshëm, një agjensi sigurimesh në pronat e patundshme, të cilën e drejton vetë në postin e presidentes. Firma quhet “First Insurance Agency Inc”. Ajo ka bërë histori duke qenë një nga gratë e rralla shqiptare të përfshira në politikën amerikane.

Ajo është cituar nga kandidati për president i SHBA-së Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Trump citonte një status të saj në Twitter ku ajo shkruante mbi mbështetjen që i jep Trumpit, pavarësisht kritikave nga “National Review”, revista e njohur konservatore amerikane.

Kjo revistë paralajmëron Republikanët të mos gënjehen prej retorikës së manjatit të pronave të patundshme nga New Yourk-u. Lisa Milicaj ishte një nga mbështetëset që reagoi në favor të kandidatit Trump.

“Të them të drejtën nuk kisha dëgjuar kurrë për ‘National Revieë’ derisa u përpoqën të deklarojnë luftë kundër jush. Por s’ka problem, ju tashmë e keni votën time” ka shkruar ajo në Tëitter, mesazhin që është përsëritur fjalë për fjalë nga Trump.

2016-01-22_21-09-09

Share Button