Tropojë, 30 ish-policë kërkojnë takim me ministrin Tahiri

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Artan Didi zhvilluan një takim me efektivët e komisariatit të Tropojës. Një takim i këtij niveli, është i pari pas dhjetë vitesh.

Por ndërsa po zhvillohej ky takim, një grup prej afro 30 ish policësh të liruar që në vitin 2005-2007 të mbledhur jashtë komisariatit të Tropojës kërkonin takim me ministrin Tahiri. Ata pretendojnë se janë hequr nga puna padrejtësisht në kohen e qeverisjes së PD-së, por njëlloj po mbeten pa pune dhe nga kjo qeveri.

Ndërkohë burime zyrtare të ministrisë bëjnë me dije se, takimi u zhvillua në lidhje me situatën e rendit dhe sigurisë si dhe për forcimin e luftës kundër krimit kufitar, narkotikëve, armëve dhe kontrabandës. Ministri Tahiri në këtë takim, premtoi mbështetje morale, vullnet politik dhe rritjen e investimeve në mjete logjistike në luftën kundër krimit.
Ky takim ka zgjatur 90 minuta.

Share Button