Tribunat e Tunizisë mbështetje për Katarin

Në ndeshjen finale të kupës së Presidencës së Tunizisë nga tribunat e klubit Africain janë hapur pankarta në mbështetje të Katarit ndaj të cilit zbatohen embargo diplomatike dhe logjistike nga disa vende arabe, raporton Anadolu Agency (AA).

Në stadiumin Rades është zhvilluar ndeshja finale e kupës së Presidencës së Tunizisë me ekipeve Africain dhe Ben Guerdan. Në tribunat e Africain është hapur pankarta me mbishkrimin “Liderë ju urrejmë. Keni rrethuar Katarin. Ndërsa kenë lënë të qetë Izraelin”.

Ekipi Africain me golin e shënuar në minutën e tretë nga Sabir Halife ka arritur të dërgojë në muzeun e tij kupën e 12 të presidencës pas 17 viteve histori të klubit.

Ndeshja është ndjekur nga presidenti el-Baci Kaid es-Sibsi dhe kryeministri i vendit Jusuf Shahid.

Share Button