“Tri motrat” e Çehovit premierë në Teatrin Kombëtar

Janari i këtij viti sjell premierën teatrore “Tri motrat” në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra që mban emrin e autorit të njohur rus Anton Chekhov vjen premierë me regji nga Hervin Çuli.

Hera e parë që kjo vepër prek skenën shqiptare, ndërsa është cilësuar si një nga 4 mrekullitë e Çehovit.

Kjo shfaqje që mbrëmjen e 16 janarit vjen në skenë për të vijuar dhe netë të tjera për publikun, ka një kastë aktorësh të njohur.

Janë rreth 20 aktorë bashkë me dublantët, që do të jetësojnë personazhet e veprës për të cilën regjisori Hervin Çuli ka filluar punën që para 3 muajsh në teatër.

Kur edhe disa ditë na ndajnë nga premiera, pjesa që është cilësuar si kryevepra e Çehovit, regjisori Çuli shprehet se është një vepër e shkruar në momentin e kalbëzimit të madh që kishte shoqëria ruse e atyre kohëve, që ishte në prag të revolucionit komunist.

Ndërkaq disa nga aktorët që do të jetësojnë personazhet e veprës janë: Bujar Asqeriu, Elia Zaharia, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Gert Ferra, Helidon Fino, Gladiola Harizaj etj.

 

Share Button