Tri mënyrat më të mira për ta larguar stresin

Jeta është e mbushur me stres – kjo është një e vërtetë e përgjithshme. Përderisa ne nuk mund t’i shmangim situatat të cilat na shkaktojnë stres, të paktën mund ta ndryshojmë mënyrën si reagojmë ndaj tyre.

Dhe, sipas Asap Science, kjo mund të bëhet përmes tri mënyrave shumë të lehta:

Buzëqeshja

Thonë se buzëqeshja është ilaçi më i mirë. Kur ne qeshim, sasia jonë e oksigjenit rritet, gjë e cila stimulon lirimin e endorfineve.

Sa i përket kësaj, një studim ka zbuluar se vetëm duke pritur që ta shohim një film komedi nivelet tona të endorfineve mund të rriten për 27 për qind, ndërsa mund të zvogëlohet nivelet e hormoneve të stresit.

Puthja

Puthja e zvogëlon kortizolin dhe e rritë oksitoksinen, duke krijuar ndjenja të lidhjes emocionale, sigurisë dhe dashurisë. Prandaj, puthja konsiderohet si mënyrë e mirë për ta larguar stresin.

Natyra

Gjelbërimi dhe natyra në përgjithësi – pra koha që e kaloni në natyrë – apo thjesht një lule shtëpiake mund t’i zvogëlojë nivelet e stresit.

Share Button