Trekëndëshi i artë i lumturisë

Sudiuesit e universitetit australian “Dikin” konstatuan se për ndjenjën e plotë të lumturisë duhet të plotësoni tri kushte, të cilat i quajtën “trekëndëshi i artë i lumturisë”.

Këta tre faktorë të cilët realizojnë lumturinë janë: raportet e mira ndërnjerëzore, situata financiare dhe pasja e ndonjë qëllimi jetësor.

Përfundimet e këtij studimi erdhën në bazë të hulumtimit të zhvilluar në periudhën, e cila zgjati plot 15 vjet dhe në të cilën morën pjesë më shumë se 60.000 njerëz.

Robert Kamins, njëri nga autorët e studimit, pohoi se raportet që kemi me njerëzit tjetër kanë rol vendimtar.

“Edhe njerëzit me të ardhura të ulëta mund të arrijnë nivel të kënaqshëm të lumturisë nëse kanë kontakte pozitive shoqërore dhe nëse kanë ndonjë qëllim në jetë të cilin dëshirojnë ta arrijnë”, tha ai.

Share Button