Tre shkencëtarë ndajnë çmimin Nobel për mjekësi

Tre mjekë kanë fituar çmimin “Nobel” për mjekësi për vitin 2015. Ceremonia e mbajtur në Stokholm të Suedisë ka nxjerr fitues William Campbell, Satoshi Omura dhe Yauyou Tu.

Campbell, i lindur në Irlandë, dhe Omura, japonez, kanë fituar këtë çmim për zbulimin e tyre lidhur me terapinë e re kundër parazitëve.

Komiteti i Nobelit tha se puna e tyre kishte ndryshuar jetën e qindra miliona njerëzve të prekur nga këto sëmundje.

Ndërkohë kinezja Yauyou Tu ka fituar Nobelin për mjekësi pas zbulimit të një terapie kundër malaries.

Share Button