Tre persona me armë grabisin një karburant te mbikalimi i Fllakës në Durrës

Tre persona kercenuan me arme dhe grabiten rojet e nje karburanti prane Mbikalimit te Fllakes ne Durres ne oret e para te mengjesit te sotem.

Sipas policise lokale, ngjarja ka ndodhur ne oren 02,50 minuta, ndersa grabitesit arriten te marrin xhiron ditore ne vlere afro 200 mije leke.

Rojet kane deshmuar se vetem njeri nga autoret ka nxjerre pistoleten me te cilen kercenoi rojen qe ndodhej te arka e karburantit. Dy te tjeret kane mbeshtetur veprimet e shokut dhe sapo kane marre parate jane larguar me nje makine tip Ford.

Policia ende nuk ka identifikuar grabitesit, por eshte duke mbledhur te dhena per te siguruar nje informacion te plote per ngjarjen.

Share Button