Tre muaj pezullim për Blatter

Komisioni i Etikës në FIFA ka vendosur ta pezullojë për 90 ditë presidentin e institucionit më të lartë të futbollit, Sepp Blatter.

Pezullimi i përkohshëm për Blatter u mor të mërkurën nga anëtarët e Komisionit pas nisjes së procedimit penal ndaj 79-vjeçarit zviceran.

Ai akuzohet për nënshkrimin e një kontrate që ishte e pafavorshme për FIFA-n dhe se ka bërë një pagesë pabesie ndaj presidentit të UEFA-s, Michel Platini.

Blatter, i cili ka njoftuar më herët se do të largohet nga posti që mban në shkurt të 2016-s, pretendon se nuk ka bërë asgjë të paligjshme apo të papërshtatshme.

Ndërkohë, edhe Platini, 60-vjeçari që kryeson institucionin europian të futbollit, u ka shkruar një letër anëtarëve të UEFA-s, ku mohon të ketë kryer ndonjë shkelje.

 

Share Button