Tre gota kos, për kocka të forta

Tre gota kos ose qumësht pa yndyrë në ditë forcojnë eshtrat, ky është rezultati i një ka zbuluar një studimi amerikan.

Shkencëtarët amerikanë kanë vërtetuar se personat e moshës së mesme, që pinë të paktën tre gota kos ose qumësht në ditë, eshtrat e tyre do i kenë me dendësi më të madhe se ata që nuk e bëjnë këtë gjë, që do të thotë se eshtrat e tyre janë më rezistuese ndaj thyerjeve. Por, një efekt të tillë nuk e kanë për shembull konsumimi i akullores ose ajkës.

Dr. Shivana Sahni nga “Hebrew SeniorLife Institute of Ageing Research” që është e lidhur me Universitetin e Harvardit ka thënë se produktet e qumështit përmbajnë disa përbërës të rëndësishëm, të cilët janë të mirë për shëndetin e eshtrave.

Share Button