Trajneri Zidane në 88 ndeshje fitoi 6 trofe

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pas fitores së UEFA Super Kupës kundrejt klubit anglez Manchester United, ndeshje e cila u zhvillua mbrëmë në Shkup, i shtoi edhe një sukses karrierës së tij, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në periudhën kur ishte futbollist, Zidane, luajti 10 në sezone për Juventus dhe Real Madrid, ku fitoi 12 trofe. Ndërsa këtë stabilitet e vazhdoi edhe gjatë kohës kur filloi të jetë si trajner i një ndër klubeve më të madhe të botës, Real Madrid.

Trajneri 45 vjeçar francez i cili në janar të vitit të kaluar u emërua si trajneri i përfaqësueses së Madridit, brenda 584 ditëve arriti të fitoj 6 trofe.

Zidane në sezonin e parë të tij në klubin vjollcë-bardhë nuk arriti të bëhet kampion i ligës, por fitoren e parë të një trofeu e përjetoi duke e fituar UEFA Ligën e Kampionëve në muajin e katërt të detyrës së tij si trajner i Real Madridit. Real Madird në penallti fitoi ndaj Atletico Madrid, ndërsa në muajin gusht në ndeshjen e UEFA Super Kupës fitoi ndaj Sevilla-s me rezultat prej 3-2.

Trajneri i “klubit mbretëror”, Zidane, i cili pritej me kuriozitet nëse do të bëhet i suksesshëm në karrierën e tij si trajner, vitin e parë të tij në përfaqësuesen spanjolle e përfundoi duke e fituar FIFA Kupën Botërore të Klubeve në dhjetor të vitit të kaluar në Japoni.

Zinedine Zidane në vitin e dytë të tij në Real Madrid, në UEFA Ligën e Kampionëve dhe UEFA Super Kupë e mbrojti titullin kampion, ndërsa në La Liga arriti të përfundojë në vendin e parë.

– Në 88 ndeshje 6 trofe

Zidane që nga koha kur filloi karrierën e tij si trajner në ekipin e kryeqytetit doli në 88 ndeshje, dhe përafërsisht në çdo 15 ndeshje fitoi një trofe.

Trajneri francez karrierën e tij në Real Madrid e filloi më 9 janar 2016 në ndeshjen kundër Deportivo-s të cilën e fituan me një rezultat prej 5-0, ndërsa brenda 19 muajve e udhëhoqi klubin në 88 ndeshje. Real Madrid në këtë periudhë fitoi 66 ndeshje, 15 barazim, ndërsa në 7 ndeshje pësoi humbje.

Vjollcë e bardhët në këto ndeshje shënuan 247 gola, pranuan 92 gola. Zidane në këtë periudhë arriti performancë të suksesshme me normë të fitores prej 75 për qind.

– Trajneri i katërt që fitoi më shumë

Zinedine Zidane me këtë performancë u bë trajneri i katërt më i suksesshëm në historinë 115 vjeçare të klubit.

Miguel Munoz gjendet në vendin e parë në këtë listë i cili në periudhën prej vitit 1960 deri në 1974 fitoi 14 trofe, 9 prej të cilëve kampion i La Liga-s. Ndërsa Luis Molowny i cili katër herë erdhi në timonin e klubit është në vendin e dytë me 8 trofe, Vicente Del Bosque në të tretin me 7 trofe.

– Nuk humbi asnjë finale

Trajneri i Real Madirdit, Zinedine Zidane, nuk humbi në asnjë finale në të cilën doli me klubin e tij. Ai, në finalet e UEFA Ligës së Kampionëve ishte pala fituese kundrejt Atletico Madrid dhe Juventus, në UEFA Super Kupë kundrejt Sevilla dhe Manchester United, dhe në FIFA Kupa Botërore e Klubeve kundër Kashima Antlers e Japonisë.
Francezi 45 vjeçar i cili si trajner dhe futbollist doli në 4 finale të UEFA Super Kupës në vitet 1996, 2002, 2016 dhe 2017 mori pjesë në klubin fitues.

– Mourinho sërish nuk arriti të fitoj

Nga ana tjetër trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, pësoi humbje edhe nga finalja e tretë në UEFA Super Kupën gjatë karrierës së tij.

Trajneri portugez në vitin 2003 kur ishte trajner i Porto-s humbi me një rezultat minimal kundrejt Milan-it, në vitin 2013, me Chelsea-n humbi në penalti kundrejt Bayern Munich, edhe në ndeshjen e mbrëmshme që u luajt në Shkup nuk arriti të fitoj.

Trajneri 54 vjeçar në 5 ndeshjet që doli kundrejt ish-klubit të tij Real Madrid, pësoi 4 humbje dhe u bë gjithashtu trajneri i parë që humbi tre finale të UEFA Super Kupës.

Share Button