Trajneri francez, pranon Islamin

Një ish-lojtar me famë botërore i futbollit francez dhe trajner në Primier Ligën Algjeriane, François Bracci, bëri publike vendimin e tij, ku ai u konvertua në musliman, në lutjen e ditës së premte.

François Bracci ka luajtur për Olimpikun e Marsejës si dhe për Strasburgun.Bracci ka stërvitur ekipet e futbollit në vendet e Afrikës Veriore e Marok, Tunizi dhe Algjeri që nga viti 2003.

Sipas medieve , ky lajm i ka gëzuar shumë të rinj të cilët e kanë uruar vëllain e ri të tyre në Islam François Braccin.

Një ndër arritjet e tij është se ai ka çuar në Kupën Botërore në Argjentinë në vitin 1978, si dhe rezultatet e arritura me Marsejën dhe Strasburgun.

Bracci nuk është trajneri i parë që ka pranuar Islamin gjatë stërvitjeve në Algjeri pasi më parë Kasr El Hiran, një menaxher i krishter i një ekipi të rinjve të futbollit pranoi islamin.

Share Button