Tragjedia që mbart kjo foto e dy të rinjve turq

Tre ditë pas sulmit me autobombë që shkaktoi 37 të vdekur në Ankara, një foto e dy miqve të qeshur është bërë simbol në rrjetet sociale.

Protagonistët e saj janë dy te rinj, studentë në universitet, të cilët humbën jetën në një diferencë prej pesë muajsh në dy sulme vetëvrasëse në tokën turke.

Ali Deniz Uzatmaz, 19 vjeç, vdiq së bashku me qindra njerëz të tjerë, më 10 tetor në një sulm me bombë në Ankara.
“Do të jetë gjithnjë në zemrat tona”, shkruante atëherë miku i tij i fëmijërisë, Ozankan Akus, protagonisti tjetër i fotos.

Por tragjedia përsëritet.

Akus u vra këtë të dielën e 13 marsit në një atentat terrorist në Ankara , ku mbetën të vrarë 37 persona dhe mbi 125 te plagosur.

Share Button